Maji 2025, i dyti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë/ ’Në Grenlandë akulli u shkri 17 herë më shpejt’
Bota përjetoi muajin maj të dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, një periudhë gjatë së cilës ndryshimi i klimës nxiti një valë rekord nxehtësie në Grenlandë, njoftuan shkencëtarët sot.
Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku (C3S) të Bashkimit Evropian, muaji i kaluar ishte i dyti më i nxehtë në nivel global, i tejkaluar vetëm nga maji i vitit 2024, dhe shënoi kulmin e pranverës së dytë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Veriore (mars-maj).
Temperaturat mesatare të sipërfaqes së Tokës ishin rreth 1.4°C më të larta krahasuar me periudhën para-industriale (1850–1900), kur njerëzit filluan të digjnin lëndë djegëse fosile në shkallë industriale. Si pasojë, 21 nga 22 muajt e fundit kanë shënuar temperatura mesatare globale mbi 1.5°C krahasuar me nivelet para-industriale, edhe pse shkencëtarët paralajmërojnë se kjo nuk përbën një tejkalim të përhershëm të pragut.
"Ndërsa mund të duket si një periudhë lehtësimi për planetin, ne presim që pragu prej 1.5°C të tejkalohet sërish në të ardhmen e afërt, pasi temperatura globale vazhdon të rritet," tha Carlo Buontempo, drejtori i C3S. Kryefajtori mbetet emetimi i gazrave serrë nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Viti 2024 ishte gjithashtu viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
Një studim i ndarë sot nga grupi ndërkombëtar Ëorld Ëeather Attribution zbuloi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor çuan në një valë rekord nxehtësie në Islandë dhe Grenlandë muajin e kaluar, me temperatura rreth 3°C më të larta sesa do të ishin pa ndikimin e klimës, duke përshpejtuar shkrirjen e akullnajave në Grenlandë.
Nga 15 deri më 21 maj, akulli në Grenlandë u shkri me një shpejtësi 17 herë më të lartë se mesatarja historike, sipas ËËA. Ndërkohë, më 15 maj, në Islandë u regjistruan temperatura deri në 26°C, hera e parë që ky shtet arktik ka përjetuar një nivel kaq të lartë nxehtësie.
“Temperaturat e regjistruara në maj në Islandë theu të gjitha rekordet, duke tejkaluar mesataren maksimale ditore për majin (1991–2020) me më shumë se 13°C,” theksoi raporti i ËËA. Gjatë atij muaji, 94% e stacioneve meteorologjike në vend regjistruan rekorde të reja të temperaturës.
Në lindje të Grenlandës, dita më e ngrohtë ishte 3.9°C mbi nivelin para-industrial, sipas të njëjtit studim.
“Një valë nxehtësie prej rreth 20°C mund të mos duket ekstreme për shumicën e njerëzve në botë, por në këtë rajon është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme, me pasoja të mëdha në shkallë globale,” tha Friederike Otto, studiuese në Imperial College London dhe bashkautore e studimit.
Arktiku po ngrohet rreth katër herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit, sipas një raporti të revistës shkencore Nature. “Edhe vendet që historikisht kanë klimë të ftohtë po përballen me temperatura të paprecedenta,” tha Sarah Keë, një nga autoret e studimit dhe studiuese në Institutin Mbretëror Meteorologjik të Holandës.
Të dhënat e C3S datojnë nga viti 1940 dhe krahasohen me të dhënat globale të temperaturës që fillojnë nga viti 1850. Syri.net-Protothema