Dhërmi/ IKMT po u prish ndërtimet, banorët kundërshtojnë: Maskarenjtë, po na heqin bukën e fëmijëve
Prej mbrëmjes së djeshme, IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në bregdet. Mbrëmjen e së dielës janë shembur katër objekte në Jalë, ndërsa sot aksioni ka vijuar në Dhërmi, ku po prishen edhe pesë ndërtime të tjera. Banorët kanë kundërshtuar praninë e forcave të IKMT dhe Policisë.
“Po na heqin bukën e fëmijëve nga goja maskarenjtë’dëgjohet një pronar.
“Sa jemi furnizuar për këtë sezon. Nuk na kanë lajmëruar fare” thotë një tjetër pronar.
Na erdhën pa njoftuar, në kulmin e sezonit duan të na prishin. Është hera e dytë, nuk e kuptoj këtë situatë,” shprehet pronari i një biznesi në një bisedë telefonike. “Erdhën pa vendim, ndërkohë që ne presim turistë” dëshmon një tjetër.
Nga tensionet një person u dërgua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.