‘475 euro/ m2 për apartamentin e 2016’/ Malltezi: Prokurorja që amnistoi Fetahun dhe Çelën, vetëposhtërohet
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me kalimin e vetingut të prokurores së SPAK, Enkeleda Millonai, ku në deklaratën e saj, thuhet se ka paguar 475 euro/ m2 për një apartament të ri të ndërtuar në vitin 2016.
Në postimin e tij në Facebook, Malltezi ka publikuar foto nga rrënojat e ish-kompleksit Partizani dhe ka paralelizuar këtë deklaratë të Millonait, me dosjen ‘Partizani’, ku prokurorja e SPAK kërkon që objektet e shkatërruara në vitin 2008, duhet të vlerësoheshin me 1000 euro/ m2.
‘Vetëposhtërohet prokurorja qe ka amnistuar Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën e tani në shërbim të Tualetit. Shkruan se objektet e shkatërruara në 2008 duheshin vlerësuar me 1000 euro/m2, kurse vetë ajo për apartamentin e ri që po ndërtohej në 2016 e ka paguar me veç 475 euro/m2 ka pretenduar (dhe vetingu i partisë e ka pranuar) se vlera e apartamenteve të reja fringo me cilësi të lartë në 2016 ishte veç 400 euro/m2’, shkruan Malltezi.