SYRI TV/ I ngordhi tufa e bagëtive nga energjia elektrike, Blegtori nga Kuçova nuk merr dëshpërblimin

Një blegtor nga Kuçova, endet prej 2 vjetësh në dyert e institucioneve, pasi nuk merr dëmshpërlimin për ngordhjen e tufës së bagëtive si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Apostol Papa shprehet se institucionet i mbyllin derën, ndonëse i është caktuar dëmshpërblim për dëmin që iu shkaktua nga OSHEE.

Apostol Papa, bariu nga qyteti naftëtar i Kuçovës ka kërkuar ndihmën e mediave për një fatkeqësi (siç e quan ai), që i ka ndodhur dy vite mê parë. Ngjarja ka ndodhur në muajin Maj 2023. Apolstoli kishte nxjerrë delet si çdo mëngjes për ti çuar në kullotë dhe gjatë rrugës pa që delet kishin rënë në kontaktë me energjinë elektrike ku një pjesë e tyre kanë ngordhur.

Pas hetimit dhe aktekspertizës, ka rezultuar se faji për ngjarjen ishte i OSHE, pasi telat e tensionit ishin këputur duke rënë në tokë. Blegtorit iu caktua një dëmshpërblim prej 3.5 milion lekësh, por deri më sot ende nuk e ka marrë.

Ai pohon se ka dy vjet që pret lekët e dëmshpërblimit pasi gjithmonë ka dashur të shtoj tufën,me të cilën ai mban familjen, por deri më tani asnjë institucion nuk i përgjigjet.