EKSKLUZIVE/ Aksion i madh anti-drogë në doganën e Kapshticës: Dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave
Një aksion i befasishëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) rajoni Elbasan-Korçë është zhvilluar paraditen e sotme në pikën doganore të Kapshticës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe janë ndaluar disa persona nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale.
Burime për Syri.net bëjnë me dije se lënda narkotike, dyshohet 6 kg heroinë është kapur gjatë kontrollit të hollësishme.
Burimet bëjnë me dije se në këtë rast mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të Policisë së Shtetit apo të strukturave të doganës në Kapshticë, të cilët dyshohet se kanë lehtësuar hyrjen ose daljen e drogës.
Kjo është ndër goditjet më të mëdha të muajve të fundit, burimi thotë për Syri-n se aksioni është iniciuar nga agjencitë partnere, të cilat kanë intensifikuar kontrollet me agjetë të tyre në terren pasi dyshohet se strukturat e policisë së shtetit dhe doganat shqiptare dyshohet se janë vetë të përfshira dhe sabotojnë aksionet.