SYRI TV/ Fermerët e Qershisë në Godolesh pa treg, ankohen për mungesën e shtetit

Fermerët e fshatit Godolesh te Elbasanit qe kultivojnë frutin e qershisë ankohen për mungesën mbështetjes nga shteti. Ata thonë se kultivimi i qershisë ka kosto te larte për shkak te çmimit te pesticideve ndërsa me me zor arrijnë te sigurojnë shpenzimet.

Shkak për këtë sipas tyre është mungesën  e një tregu duke i detyruar ata qe ti shesin ne rruge. Pavarësisht kërkesës se tyre te vazhdueshme për sigurimin e një tregu, ata nuk kane marre asnjë zgjidhje, ndërsa nuk mungoje as ironitë për institucionet

Mungesa e mbështetjes për bujqësine ka bere qe shume te rinjtë te braktisin vendin duke bere qe fshati te mbetet pa punëtorë për kultivimin e prodhimeve bujqësore. Teksa çmimi i qershisë se pare ka qene rreth 500 leke deri me tani çmimi është ulur ne 250-300 leke te reja ,kjo si pasoje e mungesës se frutit ne treg e cilësisë se mire.