SYRI TV/ Ilaçe të 'skaduara' që paguhen shtrenjtë! Denoncimi i qytetarëve në Fier për barnat

Medikamentet që tregtohen në farmacitë e vendit, nuk janë cilësore dhe për më tepër shiten me çmim më të lartë se në vendet e rajonit apo Bashkimit Europian.

Këtë e dëshmojnë shumë qytetarë të pyetur nga Syri TV në Fier, të cilët thonë se shpesh detyrohen që medikamentet t’i blejnë jashtë vendit për shkak se ato që shiten në farmacitë shqiptare nuk bëjnë efekt dhe kanë kosto më të lartë.
Mungesa e efektit dhe çmimet disa herë më të larta se në vendet e rajonit, apo dhe në Bashkimin Europian, janë dy prej problemeve kryesore që kanë konstatuar qytetarët e Fierit për barnat.
Ata shprehen se shpesh u duhet të blejnë barna jashtë vendit, ndërsa kostot e tyre shtohen për shkak se në raste të tjera u duhet të ndryshojnë disa herë kurën pasi nuk kanë pasur përmirësim nga barnat që kanë marrë më herët.
Në kushtet kur barnat e licencuara për tregtim në vend nuk japin efekt, duket se është krijuar hapësirë për tregtimin e mallrave kontrabandë nga farmacistët, që jo në pak raste kanë përfunduar pas hekurave për këtë abuzim.