Sarandë/ Besimtarët myslimanë kremtuan sot Kurban Bajramin
Besimtarë të shumtë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje në sheshin para xhamisë në Sarandë për të falur namazin e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam.
Myftiu i Sarandës, Bledar Mullaj, uroi gjithë besimtarët për paqe, harmoni dhe mirësi në familjet e tyre.
Edhe vetë besimtarët mes njeri tjetrit shprehën urimet e tyre, duke e cilësuar këtë ditë të shenjtë si një moment të veçantë bashkimi dhe shpirtmadhësie.
Pas faljes, besimtarët janë larguar për në shtëpitë e tyre ku festa vijon në familje.