Enton Abilekaj, njihuni me Drejtorin e ri të Informacionit në Ora News
Prej 15 Gushtit në televizionin informative Ora News, nis një filozofi e re e informimit të publikut. Akoma më shumë profesionale, akoma me shumë informuese, shumë më shumë identifikuese dhe tërësisht një konkurence e denjë në tregun mediatik që po jep shpirt nga presioni i pushtetit.
Presidenti i Ora News Ylli Ndroqi, raportohet se ka firmosur këto ditë kontratën me një nga emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare, pos edhe një nga drejtuesit më të sprovuar të saj për gati 2 dekadash, Enton Abilekajn. Ky i fundit që deri pak muaj më parë kishtw në dorë frerët e informacionit në News 24, vendosi të largohej me ndryshimin e ekuilibrave në këtë televizion informativ, edhe si pasojë e ndryshimit të linjës editorial të këtij televizioni qartazi pro qeveritare.
Prej disa muajsh, Abilekaj është atashuar pranë SYRI.net si kolumnist. Ndërkohë që në mes të muajit Gusht, pritet që ai të nisë eksperinencë e re, por jo të panjohur, atë të drejtorit të informacionit në Ora News, i cili është sot një nga ekranet më të sofistikura në fushën e teknologjisë dhe më një gjurmë të rëndësishme gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit me sondazhet e sakta të cilat parashikuan me përpikmëri rezultatin.
Enton Abilekaj ka një eksperiencë të gjatë si në median e shkruar edhe atë vizive.
Ai e ka nisur punën në mesin e viteve 90 në gazetat më në zë të kohës, ndërsa në vitin 1998 në moshën 23 vë të sofistikura në fushën e teknologjisë dhe më një gjurmë të rëndësishme gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit me sondazhet e sakta të cilat parashikuan me përpikmëri rezultatin.
Enton Abilekaj ka një eksperiencë të gjatë si në median e shkruar edhe atë vizive. Ai e ka nisur punën në mesin e viteve 90 në gazetat më në zë të kohës, ndërsa në vitin 1998 në moshën 23 vjeçare, ai mori frerët e informacionit të Televizionit Publik Shqiptar, duke ruajtur kështu rekordin e drejtorit më të ri në moshë që ai televizion ka patur ndonjëhere. Më pas atij iu besua drejtimi i gazetës "Koha Jonë" në vitet e saj më të arta deri në vitin 2004. Në këtë kohë ai emërohet si Drejtor Informacioni pranë kabintetit të Kryeministrit Fatos Nano. Nga viti 2005 -2009 ai ka drejtuar informacionin në TV Alsat, dhe nga viti 2011 deri në 2016-ën ai drejtoi televizionin News24, duke e shëndrruar atë në lider të informacionit në vend. Dhe prej gati një viti ai punon edhe si kolumnist pranë SYRI.net.
Urime Drejtor :)