SYRI TV/ 34-vjetori i grevës së minatorëve të Valiasit, minatorët u kthyen në simbol të rezistencës

Shënohen 34 vjet, që prej ditës kur dhjetëra minatorë të Valiasit, vendosën të futen në grevë urie në galeritë e nëntokës për kushte më të mira pune.

Pakkush mendoi se ajo grevë, do të futej në histori jo vetëm për qëllimin e saj themelor, por edhe sepse do të shënonte grevën e parë të punonjësve në Shqipëri se do të sillte rrëzimin e qeverisë së Fatos Nanos në vitin 1991.

Më 4 qershor 1991 rreth 300 minatorë zbritën në grevë brenda nëntokës, duke kërkuar kushte më të mira jetese dhe pune, por shumë shpejt greva mori karakter politik, me kërkesa për liri, dinjitet dhe ndryshim të sistemit.

Pavarësisht mungesës së një përkujtese zyrtare këtë vit, greva e Valiasit mbetet në kujtesën kolektive si një ndër ngjarjet që tronditën themelet e regjimit.

Në një kohë kur frika dhe censura mbizotëronin, minatorët treguan guxim të jashtëzakonshëm duke ngritur zërin në zemër të diktaturës. Ky akt u pasua më vonë nga greva e studentëve të Dhjetorit dhe shembja graduale e regjimit njëpartiak. Greva e Valiasit shënoi jo vetëm revoltën e nëntokës, por edhe ngritjen e shpresës për liri në sipërfaqe.