SYRI TV/ Emigrantja ka ardhur për të marrë pronat, prej 9 muajsh fle te dera e kadastrës

Ka ardhur nga emigracioni dhe prej 9 muaj qëndron dhe fle para Kadastrës së Elbasanit në pritje për të marrë me dokumente tokat e familjes së saj.

Verushe Kurtezi, e cila jeton prej 30 vitesh jashtë Shqipërisë, tregon sorollatjet në zyrat e administratës shtetërore për të marrë një përgjigje për tokat që sipas saj i ka trashëgimi dhe kërkon dokumentacionin përkatës.

35-vjeçarja prej 9 muajsh është transferuar në oborrin e Kadastrës Elbasan dhe shprehet se nuk do largohet ne emigracion deri sa të marrë një përgjigje

Ndërkohë që Syri Tv ka kontaktuar me Kadastrën e Elbasanit, e cila jashtë kamerave ka deklaruar se është në pritje të dokumentacionit nga institucionet e tjera për të plotësuar dosjen e 35-vjeçares Kurtezi.