Manipulimi me vettingun për Irena Gjokën, Malltezi: Dështim total i çdo zyre shteti, PP 15 muaj pa vendim...

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook duke cituar pjesë nga dosja e vetingut për gjyqtaren e tre mbiemrave. Ai shkruan se atu ka shkelje flagrante te ligjit dhe e shoqëron postimin e tij edhe me foto të dokumentave.

Postimi:

Dështim total i çdo zyre shteti: Vetingu që legalizon kontratën mes burrit dhe vëllezërve të Irena Gjokës që citon nenet 801-825 të kodit civil kur asokohe kodi civil kishte veç 254 nene! Prokuroria e Përgjithshme që ka 15 muaj që gjoja po heton për Irenën në Greqi por nuk ka konkluduar.

KLGJ që e ka me ligj të vendosë brenda 15 ditësh por luan kungulleshkash e thotë që duhet konfirmim nga Prokuroria e Përgjithshme ndërkohë që vendimi ka vulë apostile nga Gjykata e Janinës. Dhe Prokuroria e Përgjithshme që pret që Ulsi Manja të komunikojë por që ata ia çojnë gjykatës se Athinës në vend të Janinës.