SYRI TV/ Tuneli Skërficës pa stacion zjarrfikës, rruga Kardhiq-Delvinë, zjarre të shpeshta

Tuneli i Skërficës që lidh dy anët e rrugës mes zonës së Gjirokastrës dhe Delvinës cdo ditë rrezikon qytetarët që qarkullojnë në këtë aks. Ndërtimi i kësaj nyje rrugor ka gllabëruar më shumë se 140 milionë euro, por  siguria në të është inegzistente. Tuneli Skërficës ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash, por autoriteti rrugor shqiptar dhe ministria e infrastrukturës nuk ka ndërtuar asnjë stacion zjarrfikës, ndonse ligji e parashikon që në pranë cdo tuneli duhet të jenë të stacionuar edhe forcat zjarrfikëse, por kjo gjë nuk ndodh në këtë aks mjaft problematik që rrezik të kthehet në tragjedi.

Ne tunelin e Skerfices mungon nje stacion zjarrfikes, ndersa rastet kur makina perfshihen nga flaket po shtohen. Ky segment i rendesishem rrugor, i cili pretendohet si nje nga arritjet me te medha ne infrastrukture  nje investim kolosal prej 140 milione euro nuk garanton sigurine minimale per jeten e udhetareve.

Ne disa raste, mjete te perfshira nga flaket kane qene pa ndihme te menjehershme, pasi mjetet zjarrfikese ndodhen larg. Ky fakt rrit rrezikun per jeten e udhetareve, si dhe mund te coje ne bllokim total te qarkullimit brenda tunelit.

Qarkullimi ne kete aks eshte i dendur, sidomos ne sezon turistik, dhe nje incident ne tunel mund te kthehet ne tragjedi. Banoret dhe drejtuesit e mjeteve apelojne per vendosjen e nje stacioni zjarrfikes prane hyrjes se tunelit, si dhe per rritjen e masave te sigurise.

Kostoja e ndertimit  te rruges Kardhiq–Delvine ka kaluar nga nje vleresim fillestar prej 50–60 milione euro ne afro 140  milione euro deri ne pergundimin  e saj ne vitin 2022.  Ky segment rrugor, me nje gjatesi prej rreth 33 kilometrash, perfshin edhe tunelin e Skerfices dhe eshte ndertuar ne disa lote, ku secili ka perfituar shtesa kontrate deri ne 20% te vleres fillestare. 

ARRSH ka pergjegjesi direkte per te planifikuar dhe projektuar infrastrukturen rrugore me te gjitha elementet e sigurise perfshire aksesin ndaj ndihmes  se pare sherbimit zjarrfikese dhe emergjencave.