SYRI TV/ Identiteti i nxënësve, sfidat që sjell bota digjitale dhe varësia me botën e internetit

Identiteti i nxënësve, sfidat që sjell bota digjitale dhe varësia me botën e internetit, por edhe problemet familjare, janë disa prej problemeve që ndeshet shërbimi psiko-social në shkollat e Shkodrës. Një gjë e tillë theksohet nga psikologu Fatjon Taipi.

Ai shton se problemet me ankthin vihen re shumë tek adoleshentët, ndërsa thekson se bashkëpunimi me prindërit ka sfidat e veta, pasi nuk janë kapacitetet e duhura për t'u afruar me këtë bashkëpunim në bazë të nevojave që kanë të rinjtë.

Problematikat u shprehën gjatë një forumi të organizuar me nxënësit e gjimnazeve të Shkodrës.