SYRI TV/ Konflikti tek 'Jordan Misja', banorët kërkesë OSHEE: Si kaluan kontratat tona në emër të një personi
10 familjet të cilat duan t’i nxjerrin nga banesat e tyre në rrugën 'Jordan Misja', Tiranë, kanë dorëzuar këtë të premte (30 maj) një kërkesë pranë OSHEE-së.
Ata kërkojnë sqarime nga kompania se si është e mundur që të gjitha kontratat e energjisë që ishin në emër të tyre kanë kaluar në emër të një personi të vetëm.
Fisart Imeri, një nga përfaqësuesit e banorëve, shprehet se ende nuk ka një sqarim nga OSHEE në lidhje me situatën e tyre.
Fisart Imeri thotë se ky urdhër ende nuk është paraqitur. Kjo pasi pronari i tokës pretendon se ka blerë godinën e ish-uzinës, por ndërkohë banorët shprehen se ka një vendim të qeverisë Berisha në vitin 2013 që këto ambiente ua kalonte atyre në pronësi.
Por para disa ditësh, OSHEE, UKT dhe IKMT i kanë lajmëruar se këto kontrata do të prishen pasi godina do të shembet.