SYRI TV/ Vlorë, rriten çmimet e fruta-perimeve, qytetarët: Nuk na del rroga dhe pensioni
Çmimet e ushqimeve në tregun e Vlorës kanë pësuar rritje me nisjen e sezonit turistik.
Qytetarët vlonjatë ankohen për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Më të prekur nga kjo situatë janë shtresat me të ardhura të ulëta dhe pensionistët, të cilët e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë koston e lartë të jetesës, pasi pagat dhe pensionet janë të ulëta.
Rritja e çmimeve të ushqimeve i detyron qytetarët të kursehen në blerjet e tyre. Ulja e fuqisë blerëse ndikon edhe te tregtarët, pasi malli shpesh u mbetet pa u shitur dhe përfundon i hedhur. Sipas tyre, kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së kostove të importit dhe transportit.
Rritja e çmimeve të ushqimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e qytetarëve vlonjatë, duke u pamundësuar blerjen e produkteve jetike.