OBM paralajmëron se temperatura mestarë në glob do të jetë mbi 1.5 gradë celsius deri në vitin 2029

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka paralajmëruar se rritja mesatare e temperaturës globale pritet të jetë më e lartë se 1.5 gradë Celsius në periudhën 2025-2029, me një siguri prej 70%. Ky parashikim tregon se planeti do të mbetet në nivele historike të ngrohjes, duke vazhduar trendin e dy viteve më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë, vitet 2023 dhe 2024.

Raporti vjetor i klimës, i përgatitur nga Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office) dhe bazuar në parashikimet e dhjetë qendrave kryesore meteorologjike, thekson se ky nivel i ngrohjes do të ketë ndikime të mëdha në mjedis dhe shoqëri.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse ky trend vazhdon, pasojat për planetin do të jenë të pariparueshme, duke përfshirë përkeqësimin e fenomeneve ekstreme klimatike, ngritjen e nivelit të deteve dhe humbjen e biodiversitetit. Syri.net-iefimerida