Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare skulptori Uran Hajdari, i cili dha një krijimtari e cila do të mbahet mend gjatë në kujtesën e artit shqiptar.

Hajdari është vlerësuar me çmimin e republikës së shkallës së parë, autor i dy ekspozitave vetjake "Satira në skulpturë", autor i vepra monumentale "Çoni kockat në vendin tuaj", "Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi", Dervishi Luzhës" dhe pjesëmarrës në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.