Ekskluzive/ Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare alarm për sigurinë dhe ekonominë e BE! Drejtori i antimafias: Po fitojnë lidership në trafikun e kokainës

Nga Alba Kepi

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Dot.Michele Carbone në një prononcim për Syri Tv thotë se kriminaliteti shqiptar po fiton terren gjithnjë e më shumë në Itali madje po fiton lidership dhe në trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamike e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës e riciklon kapitalin që vjen nga ky aktivitet.  Ne deononcojmë e informojmë për një rritje të aktivitetit kriminal shqiptar në Itali.

Ndërkohë mafia shqiptare e krimi organizuar shqiptar alarmues për sigurinë dhe ekonominë e BE, evidentohet në raportin e antimafias italiane për vitin 2024.

Raporti vjetor i Antimafias Italiane ka zbardhur dhe punën e aktivitetit investigues të rrjetit AT ON Netëork i ngritur më 2017 nga Komisioni Europian për një bashkëpunim efikas ndër agjensitë e policitë e vendeve europiane në luftën kundër mafias.

Ky raport në bazë në analizës së të dhënave investigative informon se pas mafias kalabreze Ndrangheta, krimi i organizuar shqiptar përbën 35% të peshës së kriminalizimit të ekonomisë e sigurisë e BE.

Ndrangheta është në vend të parë me 47% të nivelit të përfshirjes së klaneve mafioze në ekonominë europiane e pas mafias shqitpare renditet Camora me 21%, Cosa Nostra me 13% e grupet e strukturuara puglieze me 12%.

Prej 1 shkurtit 2024 Drejtoria e Antimafias Italiane ka nisur një tjetër projekt bashkëpunimi me këtë rrjet europian me vlerë 2 milionë euro për të forcuar teknikat investigative e bashkëpunuese me partnerët.