Ekskluzive/ Pse vonoi 3 muaj operacioni ‘Ura’? Flet Drejtori antimafias italiane: SPAK mori kohë për përkthimin e dosjes dhe pati...

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur ekskluzivisht për Syri Tv për operacionin 'Ura' të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë. I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK. Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve

“Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht" tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi.

Carbone  u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

Operacioni ku u godit banda e Troplinit dhe e Pojeve, një nga grupet më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar me bazë në Durrës u ndërmor 10 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa opozita akuzon se kanë ndërhyrë në zgjedhje për t'i dhënë fitoren Ramës.