VIDEO/ E rëndë gjatë festës e titullit të Liverpool-it, një makinë përplas disa tifozë në qendër të qytetit (fotot)
Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qendrën e Liverpoolit, ku një makinë ka përplasur disa kalimtarë në Water Street, pranë Dale Street. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shumë makina të shërbimeve emergjente të mbërritura me urgjencë në zonë.
Sipas Merseyside Police, që konfirmoi lajmin përmes një deklarate për “Liverpool Echo”, bëhet fjalë për një aksident ku një automjet ka goditur disa persona në trotuar.
“U kontaktuam pak pas orës 18:00 sot, të hënën më 26 maj, pas raportimeve se një makinë kishte goditur disa këmbësorë në Water Street. Automjeti është ndalur në vendngjarje dhe një person është ndaluar nga policia. Shërbimet emergjente ndodhen aktualisht në skenë,” – thuhet në deklaratë.
Ngjarja ndodhi në një ditë kur mijëra tifozë të Liverpoolit ndodheshin në qytet për të ndjekur paradën festive të titullit kampion. Prania e madhe e njerëzve dhe gazetarëve bëri që shumë fotografi dhe video të shpërndahen menjëherë në rrjetet sociale.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po kërkojnë të zbardhin motivet dhe rrethanat e incidentit. Nuk është konfirmuar ende numri i saktë i të lënduarve dhe gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka kërkuar që qytetarët të shmangin zonën deri në përfundimin e ndërhyrjeve.
Harry Rashid, 48 vjeç nga Solihull, i cili ishte me bashkëshorten dhe vajzat e tij, e përshkruan momentin si të tmerrshëm:
“Makina doli nga ana e djathtë, pranë një ambulance të parkuar, dhe papritur goditi turmën. Ishte e qartë që ishte me qëllim. Eci me shpejtësi të madhe dhe dëgjuam ‘pop, pop’ teksa njerëzit përplaseshin mbi kapakun e makinës. Makina u ndal për disa sekonda, pastaj vazhdoi përpara duke i shtypur të tjerët.”
Ai shton:
“Ishte një skenë tronditëse. Njerëzit përplasur për tokë, disa të pavetëdijshëm. Vajza ime filloi të bërtiste. Ishte e frikshme.”
Zyrtarët britanikë, përfshirë kryeministrin Keir Starmer dhe ministren e Brendshme Yvette Cooper, janë njoftuar menjëherë. Në një deklaratë, Starmer tha:
“Pamjet nga Liverpool-i janë të tmerrshme,mendimet e mia janë me të gjithë të plagosurit apo të prekurit nga kjo ngjarje. Falënderoj shërbimet emergjente për ndërhyrjen e menjëhershme dhe punën e tyre të palodhur.”
Shërbimi i Ambulancës së Veri-Perëndimit deklaroi se janë duke vlerësuar situatën, duke bashkëpunuar ngushtë me policinë dhe zjarrfikësit për t’u siguruar që të lënduarit të marrin ndihmën e nevojshme sa më shpejt.
🔴🇬🇧 ALERTE INFO – Un véhicule a percuté des piétons ce lundi à Liverpool lors des célébrations du titre de champion d’Angleterre, faisant plusieurs blessés.
— Media Express (@media_express_e) May 26, 2025
Un homme a été interpellé, selon la police locale. La fête a tourné au drame.#Liverpool #Angleterre #PremierLeague… pic.twitter.com/0OLbfSgiex

