SYRI TV/ Blegtoria në rënie të lirë në Korçë, blegtorët: S`kemi mbështetje nga shteti
Babë e bir, Viktor dhe Ylli Kodra nga fshati Belorta i Korçës, sigurojnë jetesën duke mbarështuar bagëti të imta.
Por teksa kanë ngritur fermën e tyre, familja Kodra shprehet se blegtoria po bëhet sfiduese, për shkak të mungesës së mbështetjes nga shteti dhe kostove të tjera.
Mungesa e fuqisë punëtore, problemet me shitjen e qumështit si dhe kostot e larta të imputeve bujqësore, kanë bërë që në fshatin Belorta të ketë shumë më pak njerëz që merren me blegtori.
Gjatë pesë viteve të fundit, sipas statistikave të INSTAT, në vendin tonë ka rënë me gati 50% numri i bagëtive në rang kombëtar, duke e çuar blegtorinë drejt një kolapsi të përgjithshëm.