Helmohen dhjetra fëmijë në kopshtin shtetëror të Gramshit! Qendresa Qytetare: Ngjarja u tentua të fshihej

Dhjetra fëmijë të një kopshti shtetëror në Gramsh dyshohet se nga ushqimi që kanë konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur grupi i fëmijëve u paraqit në spital me simptoma, si të vjella dhe temperaturë. Janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike,12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi.

“Helmimi i 70 fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në një kopësht publik në qytetin e Gramshit është një këmbanë alarmi lidhur me sigurinë ushimore në institucionet publike si çerdhe, kopshte e spitale.

Më e rëndë bëhet situata jo vetëm nga mungesa e reagimit nga institucionet, por dhe nga tentativat për të fshehur ngjarjen, sikur të ishte normalitet, nderkohe qe 70 familje e kane kaluar naten e te 22 Majit ne spital” thuhet në një reagim të saj.

Kërkohte hetim urgjentisht të rastit dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.
“Janë me dhjetra tendera që kryhen çdo muaj për furnizimin me ushqim të çerdheve dhe kopshteve në vend që nuk kalojnë në asnjë filtër, duke bërë që shëndeti i fëmijëve të jetë në dorë të babëzisë. Qëndresa Qytetare kërkon të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

Pak javë më parë shqiptarët mësuan se kanë konsumuar tonelata fileto pule me salmonelë, teksa AKU është kthyer në një institucion që ka dështuar të kryejë misionin e saj kryesor, parandalimin e futjes në treg të produkteve ushqimore që nuk plotësojnë standardet.
Më 11 mars 2025 AKU bëri kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që një kompani shqiptare solli nga Brazili, ku u kontrollua 1 kontejner me 8 ton mish.

Përgjigjen nga laboratori i ISUV për praninë e salmonelës në mostrën e marrë, AKU e mori me 21 mars, ndërsa publikun e njoftuan 1 javë me vonesë, kur ngarkesa e mishit ishte hedhur në treg.
Hetimet për këtë skandal janë në vijim, por precedenti i krijuar është i rrezikshëm, teksa më shumë se kurrë shqiptarët duhet ta kenë llogaridhënien për cilësinë e ushqimeve që blejnë më raport të drejtë me të ardhurat që shpenzojnë për ushqimin, që janë më të lartat në Evropë.

Falja e gjobave nga qeveria e rendon edhe me teper situaten e pandeshkueshmerise ne vend, por edhe te papergjegjshmerise te operatoreve private ndaj qytetareve.”