SYRI TV/ Fermerët e Korçës nisin të mbjellat me dëshpërim, prodhimet e 2024 hidhen në kanal

Ndërsa mbjelljet e pranverës kanë nisur në të gjithë qarkun e Korçës, fermerët vijojnë të ndihen të zhgënjyer nga sezoni i kaluar bujqësor.

Një pjesë e madhe e prodhimeve, si qepa dhe patatja, ende nuk është shitur, dhe në shumë raste ndodhen të stokuar pranë tokave bujqësore ose janë hedhur anës kanaleve.

Edhe molla e cila arriti të shitej  çmimi i ofruar për të ka qenë tepër i ulët ,rreth 25 lekë për kilogram – duke mos mbuluar as kostot minimale të prodhimit për fermerët.

Mungesa e një politike të qëndrueshme për menaxhimin e tregut Fermerët, shumë prej të cilëve janë në moshë pensioni, detyrohen të vazhdojnë të punojnë për të siguruar të ardhura minimale.