SYRI TV/ Elbasan, ankesa për çmimin e fruta-perimeve, banorët: Çmimet janë të papërballueshme

SYRI TV

Ndonëse jemi në prag të verës, për banorët e Elbasanit çmimet e fruta perimeve janë shumë të larta. Ata që përballen me pamundësi për të blerë këto produkte janë të moshuarit, ndërsa tregtarët ankohen për konkurrencën e pandershme.

Çmimet në tregun e Fruta Perimeve te qytetit te Elbasanit vijon të jetë i lartë. Në nisje të stinës së verës, duket se çmimi i frutave e perimeve sezonale është thuajse i pa përballueshëm për shumicën e qytetarëve e sidomos pensionistëve.

Për konsumatorët problem vijon të mbetet cilësia e produkteve.

Për shitësit e produkteve të cilët i prodhojnë vetë, problem mbetet konkurrenca e pa drejtë pasi tregtarë të produkteve të serave vijnë dhe i shesin produktet me një çmim më të lirë e pse cilësia është jo e mirë.

Mungesa e shitjeve ka detyruar shumë tregtarë të braktisin punën dhe të largohen nga vendi.