SYRI TV/ Shkodër, ankesa nga bizneset në ‘Zdrale’: Punimet e bashkisë po dëmtojnë shitjet

Jo vetëm cilësia e dobët e punimeve, që bashkia Shkodër po kryen në zonën e Zdrales, por zvarritja e tyre, po dëmton bizneset. Sipërmarrës të ndryshëm të biznesit të vogël dhe të mesëm, ankohen se punimet në infrastrukturë po shkakton falimentimin e bizneseve pasi kanë rënë shitjet.

Syri TV

Punimet në zonën e Zdrales në qytetin e Shkodrës kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e shitjeve tek tregtarët.

Sipërmarrësit në këtë zonë ankohen për një gjë të tillë, teksa shprehen se taksat i kanë paguar njësoj tek bashkia, si para punimeve ashtu edhe tani që po kryhen punimet. Sipas tregtarëve, nëse nuk merren masa, atëherë këto biznese janë drejt falimentimit.

Tregtarët flasin edhe për cilësi të dobët të punimeve.

Punimet në këtë zonë kanë nisur prej disa muajsh, duke sjellë edhe probleme për bizneset e zonës përsa i përket anës ekonomike.