SYRI TV/ Dëmtohet argjinatura e lumit Kir në Shkodër, banorët e lagjes ‘3 heronjtë’ në rrezik për jetën
Banoret e lagjes 3 heronjtë në qytetin e Shkodrës ndihen të rrezikuar pas dëmtimit të argjinaturës mbrojtëse ne brigjet e Kirit.
Ata shprehen se nuk po merret asnjë masë, teksa kjo situatë është bërë problem prej 4-5 viteve.
Banorët apelojnë që Bashkia të marrë masa sa më parë, pasi kur Kiri mbushet me ujë situata bëhet e rrezikshme
Më shumë se 30 familje dëmtohen si shkak i gërryerjes së argjinaturës, nëse nuk ndërhyhet.