FOTO/ Gazetarja e njohur, kjo është zëdhënësja e parë e qeverisë

Gazetarja, Jasmina Anevska, do të jetë gruaja e parë zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë.

Anevska ka punuar në TV Telma, ku është spekuluar se ka dhënë dorëheqjen dhe se po përgatitet për vendin e zëdhënëses në qeveri.

Ajo duhet të zëvendësojë Aleksandër Gjeorgiev i cili u shkarkua kohët e fundit në një seancë të qeverisë.

Nga Qeveria, siç bën të ditur Makfaks, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim të informacionit.