FOTO/ Arti mbi librat e padobishëm

Çfarë të bëni me librat që nuk i do askush? Përgjigjen në këtë pyetje e ka artisti nga Los Angelesi, Mike Stilkey. Ky artist krijon piktura por dhe instalacione të bukura mbi librat e padobishëm.

Pikturat mbi kopërtinat e librave të këtij artisti tashmë zbukurojnë shumë interiere shtëpish, por më se shumti hapësirat publike, siç janë libraritë, galeritë, muzetë etj.

Se si duket puna e këtij artisti, mund të shikoni në galerinë që ua sjellim në vijim.