Lamberto Zannier ‘shuplakë’ Ramës: Përdore administratën në fushatë! Avantazhi i padrejtë, fale gjobat dy ditë para zgjedhjeve
Kreu i Misionit të OSBE, Lamberto Zannier, tha në deklaratën për media se profeci zgjedhor i 11 majit, u ndikua nga sulme të shuma dhe përdorimin e nënpunësve shtetërorë, veprime që kanë sjellë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet.
Sipas tij, përdorja e administratës në fushatë dhe shpallja e programeve vetëm para dy ditës se të mbaheshin zgjedhjet dhe falja e gjobave, ndikuan në rezultatin e votave, duke e quajtur këtë një garë të padrejtë.
Lamberto Zannier: Vëzhguesit tanë afatgjatë patën mundësinë të shihin disa aktivitete zgjedhore në fillim të fushatës. Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati edhe sulme nga drejtuesit kryesorë të partive politike sidomos online dhe mjedisin politik, që tregon një politizim tejet të madh dhe mosbesim.
Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është dhe ndërveprimi me popullatën lokale.
Ne kemi dëgjuar vazhdimisht për presione ndaj administratës publike, për përdorim të nënpunësve shtetërore. Kjo u pa edhe nga vetë nënpunësit në shumë raste, duke përfshirë edhe në aktivitete të mëdha ku shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve, edhe falja e gjobave.
Këto i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kurse të pabarabartë garimin.
Ne kemi marrë disa shqetësime për disa shkelje. SPAK ngriti një task-forcë për hetimin e krimeve si dhe platformën online për raportime nga publiku.