E shtuna me mot të paqëndrueshëm, njihuni me parashikimin e motit për sot
E shtuna pritet të karakterizohet nga një mot relativisht i paqëndrueshëm në territorin e vendit. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme, por me intensitet të ulët, duke u përqendruar kryesisht në zonat kodrinore-malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë, ndërsa në lugina dhe në bregdet ajo pritet të arrijë deri në 13 metra për sekondë. Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë nga 1 deri në 3 ballë.
Për të gjithë qytetarët që kanë planifikuar lëvizje apo aktivitete në natyrë, këshillohet të jenë të kujdesshëm në orët e pasdites për shkak të reshjeve lokale.