Testi që tregon jetëgjatësinë tuaj, thotë studimi

Në një botë ku teknologjia mjekësore po përparon me ritme të shpejta, duke ofruar teste të shtrenjta dhe imazherike të sofistikuara për matjen e shëndetit dhe jetëgjatësisë, një nga mjetet më të thjeshta dhe më të besueshme për të vlerësuar forcën fizike dhe gjendjen shëndetësore është, një shtrëngim duarsh.

E njohur si ‘forca e kapjes’, kjo është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të matur fuqinë e muskujve të dorës dhe parakrahut, dhe po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një tregues i rëndësishëm i shëndetit muskuloskeletal, jetëgjatësisë dhe rrezikut për sëmundje kronike.

Ekspertët si Joshua Davidson nga Universiteti i Derby-t dhe Mark Peterson nga Universiteti i Miçiganit theksojnë se kjo metodë nuk është vetëm një mënyrë për të testuar forcën e dorës për të hapur një kavanoz. Ajo pasqyron më shumë: gjendjen e përgjithshme të muskujve, aktivitetin fizik, ushqyerjen dhe madje edhe shëndetin metabolik.

Matja profesionale bëhet përmes një dinamometri dore, por testimi mund të realizohet edhe në mënyrë të thjeshtë në shtëpi, për shembull duke shtrydhur një top tenisi sa më fort për 15–30 sekonda. Koha që arrini të mbani kapjen është një tregues i mirë i fuqisë suaj muskulore.

Studimet kanë treguar se forca e kapjes është e lidhur drejtpërdrejt me jetëgjatësinë. Në një kërkim afatgjatë, njerëzit që kishin kapje më të fortë në moshën e mesme kishin më shumë gjasa të jetonin përtej 100 vjetëve, krahasuar me ata që kishin kapje të dobët dhe vdiqën para moshës 79 vjeç.

Ky hulumtim u krye midis viteve 1965-1968 dhe ata persona të cilët jetuan më shumë se 100 vite e kishin 2.5 herë forcën më të madhe se ata që jetuan deri në 79 vjeç. Syri.net-iefimerida