E turpshme/ Policia shkelmon fëmijët në protestën e Hotolishtit, Banori: Më morën gocën 15-vjeçe në komisariat si kriminele
Me thirrjet ‘Mos na prishni shtëpitë! Duam Zgjidhje!” fëmijët i janë bashkuar prindërve për të ngritur zërin e të protestojnë kundër projektit të qeverisë që në vend që ti ofrojë siguri do t’u prishë strehën e tyre për të ndërtuar aksin Elbasan–Qafë Thanë
Një protestues tha për Syri TV se në protestat e kaluara policia ka shoqëruar vajzën e tij 15 vjeçare. Jo vetëm kaq. Fëmija është dhunuar fizikisht nga efektivët që ndodheshin në terren.
"Në protestën e parë më morën gocën. Goca është 15 vjeç, në komisariat për çfarë arsye? Hëngri dy shkelma nga policë që janë sot këtu dhe i shoh. Shteti le të vijë dorë mbi ne, e? Po dhe ne shqiptarë jemi. Janë 30-40 biznese që do prishen. Ne nuk jemi kundër rrugës, ka mënyra të tjera. Por jo në këtë mënyrë – këta vijnë godasin fëmijët me shkelma, i çojnë në komisariat sikur kanë bërë krime. Kjo është jashtë çdo logjike njerëzore.
Kjo dëshmi hedh dritë mbi trajtimin që po u bëhet qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë shtëpitë. Banorët janë të vendosur të vijojnë protestën deri në gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale.