SYRI TV/ Rama mbyll fushatën në Lezhë, thirrje qytetarëve që mos të votojnë: Rrini në shtëpi, mos dilni fare

Një javë para zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama përmbylli fushatën elektorale në qarkun e Lezhës me një thirrje të pazakontë dhe skandaloze, duke u kërkuar qytetarëve që nuk do t’i japin votën partisë së tij, të mos dalin fare për të votuar.

Në vend që të bënte thirrje për pjesëmarrje masive në votime, i shqetësuar nga bilanci 12-vjeçar i qeverisjes së tij, Edi Rama bëri një apel që nuk do ta bënte asnjë kryeministër tjetër në botë.

Indirekt, Kryeministri pranoi eksodin e madh të qindra mijëra shqiptarëve që kanë lënë atdheun për të emigruar gjatë qeverisjes së tij.

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, shefi i qeverisë kaloi në delir, kur në një moment gjatë fjalës së tij u shpreh se edhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka kopjuar stilin e tij.