SYRI TV/ Falimenti i bizneseve në Kreshpan të Fierit, Meçe: Lista e borxheve të papaguara, 20 milionë lekë
SYRI TV
Agron Meçe, tregtar ambulant nga Kreshpani i Fierit, thotë se në 10 vjet të qeverisjes së Rilindjes ka mbledhur 6 fletore me borxhlinj, me një shumë që arrin 20 milionë lekë të vjetra. Agroni dëshiron që më 11 Maj të fitojë Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe të vijë një ndryshim.
Agron Meçe një tregtar ambulant nga Kreshpani i Fierit, prej një dekade e ushtron aktivitetin e tij në tregjet e zonës. Çdo ditë del me automjetin e tij për të shitur mallra nëpër fshatra, por thotë se pas një viti po përballet me mungesë fitimi dhe borxhe të papagura. Vlera e listës së borxheve nga persona që blejnë tek ai shkon në 20 milionë lekë.
Përballë kësaj situate të vështirë, Agroni rrëfen edhe një bisedë me të birin.
Megjithatë, Agroni shpreson që më 11 Maj të fitojë Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe të vijë një ndryshim.