Parashikimi i motit, 3 maj 2025

Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. Por orët e pasdites dhe në vijim, pritet prezencë e vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore duke sjellë momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rënie të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët deri në 30°C, vlera më e lartë.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 25 km/h.