SYRI TV/ Fshati Qinam i harruar nga bashkia Kolonjë: Prej 30 vitesh asnjë investim në fshat
Prej 30 vitesh fshati Qinam i Kolonjes nuk ka njohur investime. Rruget jane te shkaterruar ndersa mungesa e kanalizimeve i detyron banoret ti derdhin ujrat e zeza ne sipërfaqe, cfare u rrezikon shëndetin. Ata thone se jane ankuar ne bashki, por kryetari kujtohet per ta vetem gjate fushatave per votat duke mos u dhene zgjidhje shqetesimeve te tyre.
Fshati Qinam ne Kolonje prej vitesh eshte i harruar nga bashkia, pasi nuk ka njohur asnjë investim. Banoret e zones shprehen se prej 30 vitesh ne fshat nuk eshte bere asnjë investim. Ata perballen me problematika te shumta ne fshat, si rruget e shkaterraur dhe te paasfaltuar, mungesa e investime ne kanalizim ku ujrat e zeza derdhen ne sipërfaqe duke paraqitur rrezik për shëndetin e banorëve.
Pavaresiht se jane ankuar ne bashki, banoret thone se kryetari Erion Isai i ka mashtruar me premtime boshe elektorale.
Qinami, një nga fshatrat që dikur numëronte mbi 160 familje, sot numri i tyre është reduktuar në rreth 70. Të rinjtë janë larguar në kërkim të mundësive më të mira, pasi në fshat mungon çdo lloj mundësie për punësim dhe zhvillim. Çereku i popullsisë ka mbetur në vendlindje, ndërsa pjesa tjetër është shpërngulur.