VIDEO/ Asfalti elektoral për socialistët, ‘Shkëlqimi 07’ në shërbim të PS për zgjedhje

Rindërtimi është vetëm një nga linjat e milionave të eurove për kompanitë e Kapllanajt, pasi siç deklaroi edhe vetë kryeministri Edi Rama nga Eko Parku në Durrës, është një mundësi e mirë për të nxjerrë lekët shpejtë. Në total, nga qeveria socialiste ‘Shkëlqimi 07’ ka përfituar 161 tendera me vlerë 67 milionë euro. E nëse do të ndalemi sërish tek lidhja politike, vetëm për atë që njihet si abuzimi më i madh zgjedhor, “asfalti elektoral” kompania e Kapllanaj ka marrë plot 17 milionë euro. 

Kompania “Shkëlqimi 07” mund të cilësohet edhe si kompania e “asfaltit elektoral socialist” në prag të fushatave zgjedhore. Kompania e Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të opozitarit Agron Kapllanaj, nga momenti i themelimit të saj e deri më sot, ka fituar më shumë se 161 tendera publik. 89 tendera i ka fituar si operator i vetëm në bashkitë e vendit, ndërsa dhjetëra të tjerë si bashkëpunime operatorësh në bashki të ndryshme të vendit, por edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe institucione të tjera. Sipas të dhënave të bilanceve të Kompanisë, deri në vitin 2012 ajo ishte pothuajse me aktivitet zero. Pas vitit 2021, kohë kur Agron Kapllanaj nis karrierën në politikë, dhe pasi erdhën socialistët në pushtet, “Shkëlqimi 07” thjesht shkëlqen me suksesin e saj. Në vitin 2012 kompani rezulton me fitim 26 milionë lek të reja e deri në vitin 2019 fitim shkon në rreth 30 milionë. Por pasi me urdhër të Lulzim Bashës, u bojkotuan zgjedhjet lokale të 2019, kompania e vëllait të opozitarit Agron Kapllanaj, nis të njoh një rritje deri në dyfishim të fitimeve. Nga viti 2020 e deri në bilancet e vitit 2023, kompania rezulton me një fitim total prej rreth 1.7 milionë eurosh.

Ky sukses ka ardhur nga një gjë e thjeshtë, furnizimi me asfalt elektoral kryebashkiakët socialistë, të cilët Agron Kapllanaj i ka sfiduar në vitin 2021 si kandidat për deputet dhe në vitin 2023 si kandidat për kryetar bashkie në Mallakastër, ku në të dyja rastet humbi zgjedhjet, por shtoi paratë e familjes. Nga viti 2019 e deri më sot, vetëm për Asfalt Elektoral, kompania “Shkëqlimi 07” ka përfituar të paktën 1.8 miliardë lekë, apo rreth 19 milionë euro pagesa nga thesari vetëm për zërin “asfalt”, apo thënë ndryshe asfalt elektoral, pasi sic rezulton nga të dhënat e Open Data, tenderat për asfalt, që Shkëlqimi ka fituar nga bashkitë socialite, kanë qenë në prag të zgjedhjeve lokale apo atyre të përgjitshme. Në total, nga viti 2019 e deri më sot, kjo kompani ka përfituar më shumë se 50 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit, ku padyshim zërin kryesor e zë asfaltimi i rrugëve në fushata zgjedhore dhe punime të ndryshme rikonstruksioni, kryesisht në bashkitë socialiste.

Bashkitë ku “Shkëqlimi 07” ka marrë më shumë tendera, si operator i vetën në garë, janë Durrësi me 9 prokurime, Lushnja dhe Vlora me nga 12 prokurime, Roskoveci dhe Berati me nga 11 prokurime etj

Klientët kryesor të Shkëlqimi 07 janë bashkitë: efekte lista e bashkive me tabele

                BASHKIA                                              NR.TENDERAVE                                VLERA FINANCIARE

 

1.            Qeverisja Vendore Lezhë                             2                              16 128 000,00

2.            Qeverisja Vendore Durrës                           9                              96 843 232,00

3.            Qeverisja Vendore Shijak                             1                              189 000 000,00

4.            Qeverisja Vendore Tiranë                            2                              122 134 364,00

5.            Qeverisja Vendore Kavajë                           4                              502 338 985,00

6.            Qeverisja Vendore Elbasan                         1                              6 200 000,00

7.            Qeverisja Vendore Belsh                                              1                              3 693 780,00

8.            Qeverisja Vendore Cërrik                             2                              38 311 914,00

9.            Qeverisja Vendore Prrenjas                        1                              36 000 000,00

10.          Qeverisja Vendore Pogradec                      2                              70 857 216,00

11.          Qeverisja Vendore Divjakë                          1                              11 375 210,00

12.          Qeverisja Vendore Lushnje                         12                           384 846 937,00

13.          Qeverisja Vendore Patos                                             1                              21 700,00

14.          Qeverisja Vendore Roskovec                     11                           157 385 622,00

15.          Qeverisja Vendore Mallakastër                 1                              9 190 900,00

16.          Qeverisja Vendore Berat                                              11                           415 816 545,00

17.          Qeverisja Vendore Dimal                             1                              2 800 000,00

18.          Qeverisja Vendore Skrapar                         1                              2 425 800,00

19.          Qeverisja Vendore Këlcyrë                          1                              36 800 000,00

20.          Qeverisja Vendore Vlorë                                              12                           516 221 329,00

21.          Qeverisja Vendore Selenicë                        4                              97 366 500,00

22.          Qeverisja Vendore Tepelenë                     1                              995 000,00

23.          Qeverisja Vendore Memaliaj                      5                              37 307 275,00

24.          Qeverisja Vendore Delvinë                         1                              6 800 500,00

25.          Qeverisja Vendore Sarandë                        1                              11 600 000,00

Por, këto janë 89 tenderat e fituar nga 25 bashki ku “Shkëlqimi 07” ka qenë operator i vetëm ekonomik, ndërsa nuk mungojnë as bashkëpunimet me operator të tjerë. Në total, në më shumë se 161 procedura prokurimi publik, ku kompania Shkëlqimi 07 ka marrë pjesë, vlera e tenderave shkon në rreth 6,690,393,227 lek, apo më shumë se 67 milionë euro. Deri më sot, për llogari të kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt, janë disbursuar nga buxheti i shtetit më shumë se 51 milionë euro.

Bashkia e Beratit, nën drejtimin e kryebashkiakut Ervin Demo, duket se ka qenë një nga institucionet kryesore ku kompania “Shkëlqimi 07” ka bërë biznes. Nga viti 2016 deri më sot, Ervin Demo i ka dhënë të paktën 11 tendera kompanisë “Shkëqlimi 07”, 10 prej të cilëve midis vitit 2021-2025, ndërsa vetëm një në vitin 2016. Ajo bie në sy, është fakti se 8 nga 11 tenderat që ka përfituar kompania e vëllait të Agron Kapllanajt nga kryebashkiaku socialist i Beratit, janë tendera me objekt prokurimi “blerje materiale asfalti”.

Madje tenderat janë pëfituar në periudhën e fushatave zgjedhore të vitit 2021, kohë kur Agron Kapllanaj nga njëra anë shfaqej si opozitar krah Lulzim Bashës si kandidat për deputet në Mallakastër. Më pas në vitin 2023, Ervin Demo përsëri bleu asfalt te familja e Agron Kapllanajt për të shtruar rrugët e Beratit gjatë zgjedhjeve lokale, ku kandidonte vet, ndërsa vijon traditën edhe në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, ku vetëm pak ditë më parë se linte mandatin e kryebashkiakut për të kandiduar për deputet, Ervin Demo firmosi një tender me vlerë rreth 1 milionë euro për “Shkëlqimin 07”, me objekt blerjen e asfaltit elektoral. Madje, drejtuesi politik i qarkut të Beratit Eno Bozdo denoncoi këtë skandal, teksa në një nga rrugët e Bashkisë Berat kapi në kushtet e flagrancës makinat e “Shkëlqimi 07” duke hedhur asfalt elektoral, pa asnjë cilësi.

Ky është vetëm një nga rastet ku Shkëlqimi 07, edhe në këto zgjedhje është duke i ardhur në ndihmë socialistëve duke hedhur hi syve qytetarëve me asfalt elektoral, njësoj siç bën Edi Rama në krahun tjetër, me tallava e fyerje për burrat, fëmijët autik, apo së fundi edhe për minorenet që i cilëson “zoçka”.

Në shumicën e rasteve, tenderat e asfaltit elektoral, që nxinë rrugët për zgjedhje, janë skuqur nga flamujt e kuq për mungesë konkurrence. Një tjetër dëshmi kjo, që sa herë socialistët kanë nevojë për vota, në ndihmë u vjen “shkëlqimi 07”.