SYRI TV/ Tre fëmijë jetimë mbeten në qiell të hapur, Bashkia Shkodër hakmerret ndaj jetimëve
SYRI TV
Një ngjarje sa skandaloze dhe mizore ka ndodhur në Shkodër, në kurriz të një nëne të ve dhe tre të miturve jetim nga Bashkia Shkodër. Banorët e fshatit Trush janë mbledhur bashkë për t’i siguruar një strehë kësaj familje, por janë përballur me hakmarrjen e Bashkisë. Ndërsa banorët kanë financuar dhe ndërtuar vetë një shtëpi për jetimët, Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë duke u bllokuar punimet, e madje ka gjobitur nënën e ve me tre fëmijët jetimë. Kjo ka revoltuar edhe më shumë banorët e këtij fshati, që kërkojnë nga Bashkia të ndalë bllokimin e ndërtimit dhe t’i lejojë ata që t’i vijnë në ndihmë kësaj familje në nevojë.
Shtëpia e cila po ndërtohej me para të mbledhur nga banorët e fshatit Trush në Shkodër, është përballur me hakmarrjen e baskisë, e cila ka ndëprerë punimet dhe i ka vendosur gjobë nënës së tre fëmijëve.
Ndërsa banorët kanë financuar dhe ndërtuar vetë një shtëpi për jetimët, Bashkia e Shkodrës e cila duhet të ishte ajo që do të ndihmonte nënën me tre fëmijët, dhe jo vetëm nuk e ka bërë por i ndalon edhe ndërtimin e shtëpisë të financuar nga vet banorët duke e lënë në qiell te hapur. Kjo ka revoltuar edhe më shumë banorët e këtij fshati, që kërkojnë nga Bashkia të ndalë bllokimin e ndërtimit dhe t’i lejojë ata që t’i vijnë në ndihmë kësaj familje në nevojë.
Familja Alijahaj nga fshati Trush i Shkodrës, humbi kryefamiljarin një vit më para nga një atak kardiak, duke lënë nënën me tre fëmijë i vogli 10 muajsh pa një çati mbi kokë dhe në qiell të hapur. Për këtë arsye banorët e zonës kanë mbledhur fonde dhe kanë vendosur që t’i ndërtojnë familjes dhe tre jetimëve një banesë. Teksa themelet janë hedhur dhe shtëpia është ngritur, bashkia ka ndërprerë punimet, duke lënë fëmijët dhe nënë e tyre jashtë.
Por vetëm pas denoncimit ne media, Bashkia e Shkodrës është kujtuar për rastin. Edhe pse e pranon vet se rasti i familjes ne Trush të Shkodrës është specifik, për shkak të kushteve të vështira të nënës së ve me tre fëmijë jetim, bashkia e Shkodrës nuk nguron që edhe për këtë rast të shprehet se zbatimi i ligjit është i njëjtë për të gjithë qytetarët. Por bashkia e Shkodrës bën këtë reagim, vetëm pak ditë pasi emisioni Piranjat në Syri Televizion, denoncoi mbushjen e Velipojës me ndërtime pa leje, të cilat dyshohet se janë favorizuar nga kryebashkiaku Beci dhe vartësit e tij të IMT-s me qëllime elektorale.