SYRI TV/ Fshati Silarë në Gramsh i rrethuar me burime po pa ujë: Premtime për vota, e pastaj harrojnë
Banorët e fshatit Silarë në bashkinë e Gramshit prej shumë vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi premtimet që u bëjnë gjatë kohës së zgjedhjeve, harrohen pasi mbaron fushata.
I rrethuar me burime ujore, por fshati Silarë në bashkinë e Gramshit nuk ka ujë të pijshëm. Banorët shprehen se janë ankuar, por askush nuk i ka dëgjuar. Sipas tyre pushtetarët vijnë vetëm në kohë zgjedhore, kërkojnë votat, premtojnë se do e sistemojnë situatën por sapo kalojnë zgjedhjet problemi i tyre lihet në harrese.
Shumica e banoreve te fshatit janë larguar si pasoje e mungesës se kushteve bazike te jetesës e ata që kanë mbetur shprehen të zhgënjyer që janë lënë në harresë. Ata thonë se në vitin 2016 edhe dy burime ujore që ishin bërë nga vetë ata për plotësuar nevojat për ujë të pijshëm u mbuluan si pasojë e ndërtimit të hidrovoreve duke e lënë fshatin pa ujë.