SYRI TV/ Gështenja e Tropojës rrezikon të zhduket

Ndryshimet klimatike kanë dëmtuar gështenjat në Veri të Shqipërisë. E cilësuar si një pasuri kombëtare dhe burim ekonomie për banorët e zonave malore në veri te vendit, gështenjat duket se po përballet me disa sëmundje.

Sipas eksperti Ramiz Metaliaj sfidat e shumta po rëndojnë mbi këtë kulturë autoktone por njëkohësisht përkthehet edhe ne xhepat e banorëve. Largimi i popullsisë vendase jo vetëm që varfëron zonat malore, por e bën më të vështirë edhe mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare. Specialistët thonë se nevojitet një bashkëpunim më i madh mes institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe komuniteteve vendase për të shpëtuar gështenjën shqiptare.