SYRI TV/ Memaliaj i braktisur nga të rinjtë, të moshuarit në vështirësi për të përballuar jetesën

Qyteti i Minatorëve të jugut të vendit, Memaliaj, dikur kishte gjallëri, ndërsa sot në rrugët e tij të zbrazta takon vetëm të moshuar. Këta të fundit përballen me sfida, pensionin e ulët që nuk u mjafton për jetesë, madje tashmë edhe me mungesë medikamentesh, të cilat duhet të shkojnë t`i blejnë deri në Tepelenë.

Syri TV

Memaliaj dikur gëlonte nga zëri i të rinjve dhe gjallëria e jetës së përditshme. Sot, ky qytet i vogël është shndërruar në një vend ku kryesisht moshat e treta mbajnë ritmin e jetës.

Të ulur në stolat e sheshit kryesor, të moshuarit ndajnë mes tyre kujtime të një kohe që tashmë u përket të shkuarës."Memaliaji dikur nuk flinte kurrë,” tregojnë disa prej tyre.

Një shqetësim i madh për të moshuarit mbetet mungesa e barnave në qytet.

Shpesh janë të detyruar të udhëtojnë drejt Tepelenës ose Gjirokastrës për të siguruar medikamentet e nevojshme, çka për ta, në këtë moshë dhe me burime të kufizuara, është një sfidë.