Poloni, fillon evakuimi i 10 mijë personave pas gjetjes së bombës së Luftës së Dytë Botërore

Pas gjetjes së një bombe të madhe të Luftës së Dytë Botërore në lindje të Polonisë ka nisur evakuimi i rreth 10 mijë personave gjatë punimeve në rrugë, njoftojnë zyrtarët polakë.

Banorët në qytetet lindore Bialystok dhe Suprasl janë duke u larguar me autobusëdrej disa qendrave , ku  do të qëndrojnë derisa bomba të caktivizohet në mënyrë të sigurt.

Autoritet e qytetit Bialystok, ka thënë për AP-në se evakuimi ka nisur.

Ajo ka theksuar se rreth 10 mijë persona janë të regjistruar si banorë në këtë zonë të prekur.

Bomba 1,102 kilogram u gjet të enjten. Ekspertët e caktivizimit  të bombave do ta ngarkojnë atë në një kamion të veçantë dhe do ta shkatërrojnë me në një sërë testesh./SYRI.net/