SYRI TV/ Të braktisur nga qeveria, pensionistët: Heqim bukën nga goja, të paguajmë detyrimet e shtetit
Heqim bukën nga goja, për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ndërsa ilaçet kushtojnë më shumë se pensioni që marrim. Kështu shprehen të moshuarit në Belsh, të cilët dëshpërimisht tregojnë se qeveria i ka braktisur, ndërsa jetojnë në kushte të vështira ekonomike, duke marrë borxhe apo ushqime me lista për të shtyrë fundin e muajit
"Rron njeriu me 70 mije lekë të vjetra, ne marrim 100 mijë lekëi ilaçe"
Kështu shprehet ky pensionist në Bashkinë e Belshit, i cili dëshpërimisht shprehet se jetesa nuk mund të përballohet, pasi vetëm ilaçet kushtojnë më shumë se pensioni që marrin.
Të moshuarit tregojnë se heqin bukën nga goja, për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ndërsa ky i fundit i ka braktisur.
"Heqim bukën e gojës të paguajmë detyrimet e shtetit'
Ata nuk e pranojnë as karremin elektoral të qeverisë, me bonusin e pranverës.
Në të tilla kushte, pensionistët marrin ushqime me lista apo borxhe te të afërmit e tyre për të përballuar jetesën.