SYRI TV/ Protestë në Hotolisht: Banorët kundër prishjes së shtëpive për rrugën e re, ndërhyn policia
Banorët e fshatit Hotolisht në qytetin e Librazhdit kanë protestuar kundër prishjes së banesave të tyre, si shkak i ndërtimit të rrugës së re.
Ata shprehen të zhgënjyer, pasi askush nuk po i jep një përgjigje, dhe pse kërkesat nga ana e tyre kanë qenë të shumta. Gjatë protestës janë regjistruar përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë. Banorët janë shprehur se nuk do të ndalin protestat pavarësisht presioneve nga ana e strukturave shtetërore.
Ka vijuar protesta e paralajmeruar te dielën e shkuar nga banorët e fshatit Hotolisht të qytetit të Librazhdit.
Që në nisje të protestës janë shënuar përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.
Banorët shprehën të zhgënjyer për mungesën e informacionit se çfarë do të bëhet me banesat në të cilat kanë hedhur investimet e jetës.
Për të mbështetur banorët, protestës i është bashkuar dhe Lefter Gështenja i cili shprehet se është e pa precedentë kjo që po ndodh me banorët e kësaj zone dhe se nuk është normale mungesa e një përgjigje apo marrja e masave paraprake dhe pse banorët kanë bërë kërkesa të herë pas hereshme.
Banorët shprehen se nuk do të tërhiqen dhe pse kanë tentuar t’i frikësojnë dhe në protestën e fundit ku u proceduan penalisht 10 protestues.