FOTO/ ‘Të luash me zjarrin’. Ja çfarë ndodh kur lufton me demat

Festivali i përvitshëm i demave në Pamplona të Spanjës është një adrenalinë e vërtetë për ata që marrin pjesë, edhe pse kur e sheh në video të ngjall tmerr.

"Luajtja me zjarrin" duket se  nuk përbën problem për shumë prej njerëzve që i vihen përpara demave të tërbuar që marrin çfarë tu dalë përpara rrugëve të qytetit.

Dita e dytë e festivalit në Pamplona u shoqërua me kaos akoma më të madh, ku njerëzit herë duke zënë njeri-tjetrin e herë duke u penguar, goditeshin rëndë nga një numër i madh demash.

Video e mëposhtme e tregon se çfarë ndodh në një ditë të zakonshme festivali demash në Spanjë.