SYRI TV/ Ujërat e zeza shkarkohen në ambient të hapur, banorët e Pojanit në Maliq: Rrezik për infeskione
Ujërat e zeza të fshatit Pojan, janë kthyer në shqetësim për banorët. Këta të fundit, në mungesë të kanalizimeve, i shkarkojnë ujërat e zeza në kanalet kulluese dhe gropa septike, por gjatë verës, ato shkaktojnë erë të rëndë dhe bëhen burim infesksionesh që përhapen nga insektet. Banorët kërkojnë zgjidhje nga bashkia.
Fshati Pojan, një nga më të mëdhenjtë në Bashkinë Maliq, përballet prej vitesh me mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza.
Një pjesë e familjeve i shkarkojnë ujërat në sipërfaqe, ndërsa të tjerët përdorin gropa septike, të cilat pastrohen me mjete private. Gjatë verës, aroma e rëndë bëhet e padurueshme dhe banorët ndihen të kërcënuar për shëndetin, pasi mbetjet e ndotura përbëjnë burim të drejtpërdrejtë infeksionesh.
Në vitet e fundit, fshati po përjeton edhe tkurrje të popullsisë. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për ndërtimin e një rrjeti kanalizimi që do të përmirësonte jetën e tyre.