SYRI TV/ Patos, lagjja e skraparlinjve e harruar, banorët: Nuk na gënjejnë dot me një dorë asfalt

Fshatrat e Shqipërisë po i nënshtrohen fasadës së fushatës, ku në disa prej tyre Bashkitë po nxitojnë të hedhin asfalt për të kërkuar votat e banorëve të këtyre fshatrave.

Në lagjen e Skaparlinjve në Patos bashkia ka ndërmarrë një nismë për të veshur rrugët me çakull. Banorët thonë se asfalti është më pak i nevojshëm pasi në zonën e tyre nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka kanalizime për ujërat e zeza dhe mbetje hidhen gjithandej pasi ato nuk pastrohen nga bashkia.

 “Asfalt për vota! Kështu e përshkruajnë banorët e lagjes ‘Skraparlinjëve’ në Bashkinë Patos atë që ata e quajnë një manovër të vjetër elektorale. Pas 35 vitesh harresë, bashkia ka ndërmarr një aksion për të shtruar rrugën në këtë lagje. Ndërkohë që mbeturinat, uji i ndotur dhe mungesa e shërbimeve e bëjnë jetën të padurueshme në lagjen e Skraparlinjve. Banorët kërkojnë ujë të pijshëm dhe sherbi të cilat nuk i kanë para më herët nga bashkia

Banorët e lagjes se Skraparlinjve ankohen edhe për qendrën shëndetësore të cilën e kanë mbuluar ferrat.

Ujësjellësi, i ndërtuar 4 vite më parë, nuk arrin të furnizojë as 10 familje, pasi punimet e reja kanë prishur kolektorin e vjetër. Banorët ndihen të mashtruar, të përdorur sa herë vijnë zgjedhjet, ata thonë se një rrugë me çakull s’mund të mbulojë dekada premtimesh të pambajtura. Lagjja e Skraparlinjëve kërkon më shumë se sa pak asfalt para se të shkojnë pranë kutisë së votimit!