SYRI TV brenda në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku mbahen homazhet për Papa Françeskun
Arkivoli me trupin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën si pasojë e një goditje në tru dhe arresti kardiak, u transferua sot në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Procesioni solemn nisi nga rezidenca e tij, Santa Maria, dhe përshkoi sheshin përpara bazilikës, në një atmosferë të mbushur me dhimbje, lutje dhe përkushtim shpirtëror.
Në ceremoni morën pjesë kardinalë të veshur me kapelet e kuqe, arqipeshkvij, priftërinj me qirinj në duar dhe rojet zvicerane të pajisur me helmetat tradicionale. Ata e shoqëruan arkivolin në heshtje, ndërsa në sfond dëgjoheshin psalme, lutje dhe tingujt kumbues të kambanave të bazilikës.
Syri TV, përmes gazetares Alba Kepi, ishte brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe raportoi për momentet e ndjera gjatë homazheve për Atin e Shenjtë. Mijëra besimtarë pritet të vizitojnë bazilikën në ditët në vijim për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut.
Ceremonitë mortore do të vijojnë në ditët në vazhdim, përpara se Papa Françesku të prehet përgjithmonë në kriptën papnore në Vatikan.