SYRI TV/ Probleme me ujin në fshatrat e Shkodrës, banorët e Trushit: Uji në çezma është i ndotur...

Problemet me ujin e pijshëm detyron banorët në zonën e Trushit por edhe ato përreth të mbushin uji në një çezmë në hyrje të fshatit Berdicë. Ata shprehen se uji që vjen ne çezmat e tyre është i ndotur, dhe institucionet vendore nuk marrin masa.

Syri TV

Teka po hyjnë në një stinë të nxehtë, problemet me ujin e pijshëm vijon të jetë prezente në shumë fshatra të Bashkisë Shkodër. Kështu, banorët e zonës së Trushit, por edhe zona të tjera përreth, duhet të bëjnë disa kilometra për të siguruar ujin e pijshëm.

Një çezmë në hyrje të fshatit Bërdicë shërben për qindra familje për t’u ardhur në ndihmë në mungesë të ndërhyrjes nga pushteti lokal, duke e mbushur në shishe dhe bidona.

Rrjeti i ujësjellësit ka dalë jashtë funksionit dhe banorët kërkojnë ndërhyrje pasi ata thonë që nuk kanë mundësi ekonomike edhe për të blerë ujë të pijshëm.